You are here
Home > Kombëtarja > Fantastike/ Ndodh për herë të parë, Fiorentina thërret mesfushorin shkodran

Fantastike/ Ndodh për herë të parë, Fiorentina thërret mesfushorin shkodran

Shqipëria njihet për talentet e shumtë që luajnë në grupmoshat e skuadrave të ndryshme të Europës. Ndër to, është edhe mesfushori shkodran Erald Lakti, i cili është pjesë e klubit të 19-vjeçarëve të Fiorentinës. Jo vetëm që aktivizohej rregullisht me këtë skuadër, por Laktin mban edhe shiritin e kapitenit të ekipit vjollcë.

Erald Lakti, është ndër të vetmit lojtarë të Fiorentinës U-19, i cili ka mundur të luajë të gjitha ndeshjet në kampionatin italian të Primaverës.Nga krahu tjetër skuadra e parë e Firences, ditën e sotme ka një ndeshje delikate, teksa do të ndeshet me Xhenoan dhe do t’u duhet vetëm një pikë për të siguruar matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit italian.

Nga krahu tjetër, trajneri i Fiorentinës ka hedhur sytë edhe nga ekipi B, ku ka grumbulluar edhe lojtarë që mund të ndihmojnë ekipin e tij për të mos humbur këtë ndeshje. Kështu i grumbulluari i rradhës, është pikërisht shqiptari, Lakti, i cili pritet të jetë i gatshëm për të ndihmuar ekipin e Fiorentinës. Ndonëse do të jetë në pankinë në startin e këtij takimi, në rast se Fiorentina do të ketë një rezltat pozitiv gjatë sfidës, nuk do të jetë çudi, nëse shkodrani do të debutojë për herë të parë në “Seria A”./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top