
Të gjithë janë pas Ermir Lenjanit, me lojtarin e Sionit që ka bërë historinë falë golit të fundit që e realizoi në sekondën e 10. Performancat e futbollistit kuqezi kishin ardhur prej kohësh në ngritje, për të mbërritur në atë histori të bukur.
Së fundmi në një intervistë të veçantë që titullohet “lojtari perfekt”, futbollisti i Kombëtares i është përgjigjur shkurt disa pyetjeve të bëra, në lidhje me preferencat e tij kur flitet për futbollin në kampionatin zviceran. Kështu Lenjani është treguar shumë “modest”, teksa shprehet se veten e cilëson si lojtarin me më shumë vlera në Zvicër. Ndërsa i vetmi shqiptar që ky futbollist përmend, është Hekuran Kryeziu sa i përket pjesës së dueleve, pa harruar edhe Kasamin si futbollistin më të mirë me gjuajtjet nga distanca.
Lojtari perfekt
Lojtari më i mirë për gjuajtje nga distanca: Pajtim Kasami!
Për goditjen standarte: Anto Grgiç!
Teknikën më të mirë: Adryan!
Më i fortë në duel: Hekuran Kryeziu!
Vizion më i mirë i lojës: Luka Zufi!
Lojtari me më shumë vlera: Ermir Lenjani(Qesh) Mund të luajë në çdo pozicion!