
Zhgënjimet më të mëdha për tifozët shqiptarë, nëse mund t’i quajmë kështu nga lista e publikuar në ditën e sotme, ishte Taulant Seferi dhe Endri Çekiçi. Të dy këta futbollistë kanë kaluar një sezon të mirë, megjithëse nuk janë grumbulluar nga trajneri Reja.
Por përse kjo zgjedhje? Në fakt, për të dy lojtarët ka arsye të ndryshme. Fillimisht për të folur për Taulant Seferin, që duhet të bëj kalimin e madh për të pritur ftesën e Shqipërisë. Më parë ky lojtar ka qënë pjesë e Winterthurit si huazim, por edhe me trajnerin Reja, rivaliteti në atë kampionat(Challenge League), nuk është më i miri i mundshmi për të siguruar ftesën e Shqipërisë.
Megjithatë ky lojtar i ka të gjitha shanset që të dëshmojë vlerat te Young Boysi, pasi do të rikthehet te kampionët e Zvicrës që i zotërojnë kartonin, në fundin e sezonit. Nëse arrin të pozicionohet në këtë skuadër, atëherë ftesa do t’i mbërrijë menjëherë. Sa i përket Endri Çekiçit, trajneri Reja u shpreh se nuk ka pasur kohën e mjaftueshme t’i ndjek të gjithë futbollistët dhe se do të grumbullohet në takimet e ardhshme.
E kuptueshme kjo deri në një farë pike, pasi në përballjen ndaj Islandës nuk mund të tolerohen eksperimentet. Çekiçi ka kaluar disa javë ëndrrash me Ljubjanën, duke shënuar në çdo ndeshje në Slloveni, por ndoshta ky ishte momenti i gabuar për të nisur nga situata e Kombëtares. Të dy legjionarët kuqezi të sipërpërmendur kanë gjithë të ardhmen përpara, ndërsa më përulje dhe vazhdimësi, do të fitojnë gjithçka që në këtë moment duket si e mohuar. /Shqiperia.ch/