You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Reja i paduruar, udhëton për të parë lojtarët që e sollën te Shqipëria

Ekskluzive/ Reja i paduruar, udhëton për të parë lojtarët që e sollën te Shqipëria

Trajneri i ri i Shqipërisë, Reja, e pret me padurim debutimin me Kombëtaren. Kur kanë mbetur edhe pak javë nga ndeshjet e qershorit, italiani nuk po qëndron i ulur në shtëpi për të ndjekur ndeshjet nga televizori.

“Shqiperia.ch” siguron në mënyrë ekskluzive se Reja ka udhëtuar drejt Kroacisë, për të parë më nga afër lojtarët tanë. I pranishëm ishte në ndeshjen e djeshme, për të parë Myrto Uzunin me Lokomotivën e Zagrebit. Megjithëse nuk arriti të shënonte, sulmuesi shqiptar ishte si gjithmonë në formën e mirë me ekipin kroat.

Ndërkohë pritet që Reja të jetë i pranishëm edhe në ndeshjen e sotme, atje ku Hajduku i Splitit do të luajë në transfertë. Këtë herë për Ardian Ismajlin, por pa harruar edhe Tahirajn e Sahitin, që janë elementet e së ardhmes. Megjithatë këtu duhet të theksojmë se Uzuni dhe Ismajli janë dy pikat e dobta të Rejas. Nëse ky trajner është në stolin e Shqipërisë, kjo ka ardhur për shkak të udhëtimit të italianit në Shkodër, atje ku po shihte më nga afër pikërisht këta dy futbollistë. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top