
Një panik i madh u hap gjatë ditës së djeshme te Kombëtarja, teksa Ardian Ismajli nuk u stërvit me pjesën tjetër të lojtarëve. Padyshim që kjo ishte një dhimbje koke e madhe për trajnerin Reja, pasi sheh mbrojtësin më në formë dhe më të mirë të momentit, që të rrezikojë përballjen e rradhës.
“Shqiperia.ch” me burimet e saj brenda Kombëtares, zbulon edhe gjendjen e lojtarit të Hajdukut të Splitit. Ismajli ka ndierë një dhimbje në muskulin e këmbës së djathtë dhe kjo ka bërë që të mos rrezikoj në stërvitjen e pasdites.
Për momentin nuk kemi një situatë alarmante, për të diskutuar mungesën e tij ndaj Islandës. Megjithatë situata është gjatë gjithë kohës nën kontroll, pasi futbollisti duhet të ketë kujdesin e plotë, për të mos e humbur ndeshjen e rradhës, që shihet si një “finale” për kuqezinjtë. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/