You are here
Home > Kombëtarja > Ekipi i shqiptar shumë pranë La Ligas, trajneri e qartëson: Manaj ka rëndësi për ne!

Ekipi i shqiptar shumë pranë La Ligas, trajneri e qartëson: Manaj ka rëndësi për ne!

Kampionati i kategorisë së dytë spanjolle gjithjë e më shumë po bëhet interesant në kreun e saj, pasi tre skuadra po luftojnë për 2 vendet e para të renditjes që të dërgojnë automatikisht në elitën e “La Liga”. Ndër to është edhe ekipi i Albacetes ku luan Rei Manaj, teksa ditën e djeshme ka arritur të fitojë në shtëpi me rezultatin e thellë  4 me 2 kundër Las Palmas.

Përveç triumfit shumë të rëndësishëm, ajo çka ra në sy sërish, ishte mungesa e sulmuesit kuqezi në fushën e blertë. Edhe këtë herë Manaj nuk është preferuar nga trajneri i Albacetes, ku u detyrua që t’i ndiqte shokët e tij teksa luanin nga stoli i pankinës. Një situatë kjo disi e pakuptimtë, pasi sulmuesi i Kombëtares shpesherë ka qënë deçiziv në fitoret e ekipt të tij dhe ka një meritë që Albacete gjendet aktualisht në vendin e dytë.

Gjithsesi këto janë çështje që i përkasin vetëm numrit një të pankinës së skuadrës spanjolle Luis Miguel Ramis, ku menjëherë pas ndeshjes së djeshme, është ndalur edhe tek mosaktivizimi i Rei Manajt

“Manaj nuk është një rast i veçantë. Është e vështirë që të gjithë lojtarët të mbahen në gjendjen e duhur psikologjike. Ai është ende i ri dhe trajnohet mirë. Kur ka pasur minuta, gjithmonë bën mirë. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për mua dhe gjithmonë ka pasur mundësitë e tij. Me të dhe të gjithë ne do të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë Ramis. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top