
Sot luhet sfida midis Izraelit dhe Shqipërisë, te vlefshme për “Ligën e Kombeve”. Të dyja ekipet janë me pikë të barabarta, teksa objektivin kryesor në këtë përballje kanë marrjen e pikëve maksimale, për njërën ose tjetrën.
Kuqezinjtë tanë ditën e djeshme kanë mbërritur në Izrael, por ajo çka është për t’u theksuar, ndoshta edhe jashtë fushës së blertë, se është hera e parë që Shqipëria udhëton në këtë transfertë me një linjë ajrore e cila është e gjitha kuqezi. Në këtë udhëtim historik, ka qënë i pranishëm edhe kapiteni legjendar Shqipërisë, Lorik Cana, së bashku me disa presidet klubesh shqiptare, të cilët kanë shoqëruar Kombëtaren për në Izrael.
Jo vetëm në tokë, por edhe në ajër, tashmë shqiponjat fluturojnë kuqezi dhe shkojnë në Izrael për të përfaqësuar një komb, një flamur, dhe një identitet. /Shqiperia.ch/