
Besnik Hasi u largua nga Polonia pasi e tradhëtuan lojtarët e Legias së Varshavës. Të gjithën këtë do e pohonte vetë presidenti i ekipit, i cili u shpreh se futbollistët e skuadrës polake ishin ankuar për trajnerin shqiptar, për ta shkarkuar.
Një aventurë e re nisi për Hasin në Arabinë Saudite, me Al Raedin. Gjërat po shkojnë më së miri në aspektin personal për teknikun tonë, sepse është nominuar si më i miri i vitit. Tashmë mbetet të pritet se kujt do i shkoj ky çmim, por edhe njëherë tjetër tregohen vlerat e Hasit, ashtu si me Anderlehti që do të fitonte titullin kampion. /Shqiperia.ch/