You are here
Home > Kombëtarja > E thotë vetë UEFA, Shqipëri-Moldavi nuk do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”

E thotë vetë UEFA, Shqipëri-Moldavi nuk do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”

Punimet në “Arenën Kombëtare” janë duke vijuar me ritme të shpejta, ndërsa dëshira e madhe ishte që kjo arenë të përfundonte për ndeshjen Shqipëri-Moldavi. Në fakt, ende asgjë nuk është bërë zyrtare, sesa ekzistojnë mundësitë që ky takim të zhvillohet në kryqytet.

Por ndërkohë UEFA e ka bërë publike stadiumin se ku do të zhvillohet ndeshja e rradhës e kuqezinjve tanë, që do të luhet në shtëpi, pasi fillimisht udhëtojmë në Islandë. Përballja me Moldavinë do të luhet në “Elbasan Arena”, duke mos u zgjedhur “Loro Boriçi”. Megjithatë këtu duhet theksuar gjithashtu fakti se ky stadium mund të jetë edhe si një zgjedhje alternative, pasi nuk ka siguri nëse punimet në “Arenën Kombëtare” do të mbyllen brenda aftatit të qershorit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top