
Atalanta ka arritur të bëj historinë në sezonin që lamë pas, duke u kualifikuar për herë të parë në “Champions League”. Në këtë skuadër luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha.
Situata e ka kaluar ka qënë me dy fytyra për këta futbollistë, pasi Etrit Berisha ka qëndruar në stol në periudhën më të rëndësishme të kampionatit, ndërsa Gjimshiti ka luajtur si titullar. Trajneri Gasperini ka folur për merkaton e verës në mediat italiane, duke qartësuar gjithçka.
“Lëvizje tek ne do të ketë 1 ose 2 në mesfushë. Shitjet? Asnjë”. Mediat italiane shkruajnë se te Atalanta do të largohen vetëm ata futbollistë, që një skuadër tjetër do të ofrojë një shifër të frikshme për t’i marrë. Sa i përket mbrojtjes, Mancini është kandidati kryesor për t’u transferuar në një ekip tjetër.
Ky lojtar kërkohet nga skuadrat më të mira italiane dhe çmimi për kartonin e tij do të rritet së tepërmi. Gjimshiti është thuajse i konfirmuar për vazhdimësinë, megjithëse duhet të presim ende. Nga ana tjetër, edhe Etrit Berisha mund të mendojë seriozisht luftën për të ndenjur te Atalanta. I vetmi konkurrent te ekipi nga Bergamo, është portieri i ri Golini. Asgjë të jashtëzakonshme nuk ka ky gardian, që duke parë edhe pjesëmarrjen në “Champions League”, do të rriteshin shanset për një hapësirë te Atalanta. /Shqiperia.ch/