
Armand Duka ka folur së fundmi nga Shkodra sa i përket zyrtarizimit të trajnerit të ri të Shqipërisë. Pas shkarkimit të Panuçit, kombëtarja shqiptare ka ngelur pa teknikë, ndërsa të gjithë jemi në pritje të emrit të ri, që do të marrë kuqezinjtë.
Presidenti i FSHF-së e ka bërë të qartë se kur do të vijë edhe zyrtarizimi, sipas asaj që raporton “Ballkanweb”. Sipas të gjitha gjasave, gjithçka do të mbyllet gjatë javës së ardhshme. “ Kam thënë që në prill do të emërohet. Jemi në 12 prill, muaj nuk ka mbaruar. Javës tjetër besoj se do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi. Ata do të jenë gati për të përgatitur ndeshjen e radhës”, ka thënë Duka. /Shqiperia.ch/