
“Sulmi më i mirë është mbrojtja”. Një shprehje e dalë në sportin e futbollit dhe që të Atalanta merr gjithë kuptimin. Klubi i Gasperinit ka bërë një surprizë të madhe në elitën e futbollit italian, pasi është shumë pranë arritjes në “Champions League” dhe ndodhet në finale e Kupës së Italisë.
Më mirë se kaq, nuk mund të ëndërronte edhe tifozi më i çmendur i Atalantës. Por cili është çelsi i suksesit të Gasperinit? Mbrojtja! Atalanta është një ekipet me më pak gola të pësuara në Seria A, ndërsa në shumicën e ndeshjeve më të rëndësishme ka luajtur edhe Berat Gjimshiti.
Megjithatë trajneri Gasperini nuk mjaftohet vetëm me kaq, pasi dëshiron që mbrojtësit e tij të kthehen edhe në sulmues të mirfilltë para portës së kundërshtarëve. Sipas një liste të gjithë ekipeve në Serinë A, me golat që kanë ardhur nga mbrojtësat, Atalanta kryeson me 18 realizime. Njëra prej tyre ka ardhur pikërisht nga Gjimshiti, që gjeti rrjetën ndaj Interit. /Shqiperia.ch/
Lista
18 Atalanta (5 Hateboer, 5 Mancini, 3 Gosens, 2 Castagne, 1 Palomino, 1 Djimsiti, 1 Toloi)
17 Roma (8 Kolarov, 5 Fazio, 2 Florenzi, 1 Manolas, 1 Jesus)
11 Torino (4 Izzo, 3 Ansaldi, 2 Nkoulou, 1 Aina, 1 De Silvestri)
10 Sassuolo (3 Ferrari, 2 Demiral, 1 Adjapong, 1 Lirola, 1 Peluso, 1 Marlon, 1 Rogerio)
8 Empoli (3 Di Lorenzo, 3 Silvestre, 1 Pasqual)
8 Juventus (3 Bonucci, 2 Rugani, 1 Alex Sandro, 1 Chiellini, 1 Cancelo)
6 Bologna (2 Mbaye, 1 Calabresi, 1 Danilo, 1 Dijks, 1 Mattiello)
6 Fiorentina (3 Milenkovic, 2 Pezzella, 1 Biraghi)
5 Parma (4 Bruno Alves, 1 Dimarco)
4 Inter (2 D’Ambrosio, 2 de Vrij)
4 Lazio (3 Acerbi, 1 Luiz Felipe)
4 Milan (2 Romagnoli, 1 Musacchio, 1 Calabria)
4 SPAL (2 Bonifazi, 1 Felipe, 1 Vicari)
3 Napoli (2 Koulibaly, 1 Albiol)
2 Cagliari (1 Ceppitelli, 1 Pisacane)
2 Chievo (1 Cesar, 1 Tomovic)
2 Genoa (1 Criscito, 1 Romero)
2 Udinese (1 Nuytinck, 1 Stryger-Larsen)
1 Frosinone (Goldaniga)
1 Sampdoria (Tonelli)