
Të njëjtën rrugë si Fiorin Durmishaj, e ka ndjekur edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Kristo Shehu. Ky i fundit ka qënë pjesë e të rinjëve të Panathinaikosit, ndërsa e etiketonin si ‘Ibrahimoviçin shqiptar”.
Kjo pasi kishte të njëjtat karakteristika me suedezin, duke qënë një lojtar me aftësi të mëdha për të kërcënuar kundërshtarët. Shehu ka luajtur më parë me fanellën e të rinjëve të Shqipërisë, më saktësisht U-17. Derisa zbuloi një tjetër dashuri, atë të interesit.
Në kërkim të një karriere më të mirë, të paktën kështu supozohet nga vetë lojtari, Shehu po llogaritej nga ekipi i parë i Panathinaikosit. Menjëherë mori edhe fanellën e Kombëtares greke, ndërsa sipas asaj që raporton “Sportday”, ky lojtar do të jetë pjesë e sezonit tjetër me skuadrën e parë të gjigandëve grekë. /Shqiperia.ch/