
Mërgim Mavraj nuk është duke kaluar një formë shumë të mirë në karrierën e tij, ndërsa ka pasur shumë luhatje gjatë viteve të fundit. Pas asaj eksperience krejtësisht për t’u harruar te Arisi në Greqi, si varkë shpëtimi u mendua Ingolshtadi.
Deri diku, pasi edhe gjermanët ishin vetë në prag të “mbytjes”. Në momentin që Mavraj u zyrtarizua në këtë skuadër, Ingolshtadi gjendej në vendin e fundit. Tashmë është në vendin e parafundit, por ka vetëm pak shpresa, për një vend në play-off, atje ku duhet të diskutoj për qëndrimi apo rënien nga kategoria e dytë në Gjermani.
Mbrojtësi shqiptar është rikthyer nga një dëmtim që ka pasur në këto javët e fundit, duke u stërvitur normalisht me ekipin. Por “Donaukurier.de” raporton se Mavraj do të ulet sërish në stol për zgjedhje teknike të trajnerit, që nuk ka ndërmend të ndryshoj prapavijën në ndeshjen e ardhshme. Sigurisht që ky mbetet një vendim i pakuptueshëm, pasi Ingolshtadi luan ndeshjet e fundit për “jetë a vdekje” dhe eksperienca e madhe e Mavrajt, do të ishte një ndihmë e madhe. /Shqiperia.ch/