You are here
Home > Kombëtarja > E meriton ftesën e Shqipërisë, Taulant Seferi shpërthen me gol dhe asist për 9 minuta

E meriton ftesën e Shqipërisë, Taulant Seferi shpërthen me gol dhe asist për 9 minuta

Prej kohësh është përfolur për afrimin e Taulant Seferit te Kombëtarja A. Futbollisti i Young Boys, por i huazuar te Winterthuri, e ka mbushur moshën dhe nuk mund të luajë më për Shqipërinë U-21. Në grupin e Alban Bushit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ndërsa ka qënë një nga lojtarët më të mirë për t’u parë në fushë.

Winterthuri është duke fituar ndaj Chiasos me rezultatin 2-0, falë golit dhe asistit të Taulant Seferit brenda 9 minutash. Padyshim një lojtar me aftësi të mëdha, që duhet të merret në konsideratë edhe nga Reja. Pritet të shihet nëse do të jetë risia e qershorit së bashku me Marash Kumbullën, me një djalosh që është krenari edhe jashtë fushës së blertë, pasi ka dëshmuar me gjithçka mundet se çfarë është në gjendje të bëj për Shqipërinë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top