You are here
Home > Kombëtarja > E keqja nuk ka fund! U kthye nga përjashtimi, tifozët i kërkojnë edhe Arlind Ajetit të heq fanellën

E keqja nuk ka fund! U kthye nga përjashtimi, tifozët i kërkojnë edhe Arlind Ajetit të heq fanellën

Arlind Ajeti, Bujar Lika dhe gjithë ekipi i Grashopërsit ka prekur fundin me gjithë kuptimin e fjalës në kampionatin zviceran. Luzerni ishte duke fituar me rezultatin 4-0 dhe skuadra e shqiptarëve ishte matematikisht e rënë nga elita e futbollit të Zvicrës.

Tifozët e Grashopërsit kanë kërkuar ndërprejen e menjëhershme të ndeshjes, duke paralajmëruar që gjithçka të mbyllej, për t’u mos agravuar situata. Ashtu është vepruar, ndërsa ndeshja do të humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.

Por nuk mbyllet me kaq, pasi tifozët kanë kërkuar edhe fanellat e lojtarëve, pasi sipas tyre nuk janë në gjendje që t’i mbajnë veshur. Arlind Ajeti ka kaluar një nga periudhat më të vështira të karrierës, ndërsa vetëm pak kohë më parë u kthye nga përjashtimi. Trjaneri Forte nuk ka guxuar të dalë para tifozëve: “Kisha frikë nga trazirat, pasi tifozët nuk duan të më shohin. Jam i kënaqur me lojtarët që i dhanë fanellat”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top