You are here
Home > Kryefaqja > E humbet për një moment, Arijanet Muriq kërkon dikë në shtrat me “Instagram’

E humbet për një moment, Arijanet Muriq kërkon dikë në shtrat me “Instagram’

Portieri i Kosovës dhe Manchester City, Arijanet Muriq, ka postuar një video në “Instagram” së fundmi, që ndoshta edhe mund të evitohej.

Gardiani në fjalë ndodhet në Zvicër, ndërsa në fundjavë do t’i bashkohet Kosovës në grumbullim, për t’u përgatitur për dy ndeshjet e rradhës. “Kush ka kohë për të kaluar me mua në Zyrih”, shkruante Muriq sipas “Gazeta Ekspres”, duke postuar një video dhe gjendej i vetmuar në shtrat.

Sigurisht që edhe futbollistët kanë një jetë private, por serioziteti dhe profili i tyre duhet të ruhet nga vetë ata fillimisht. Postime të tilla i përkasin më së shumti adoleshentëve, me Muriqin që duhet të tregohet edhe më i vëmendshëm në të ardhmen, pasi i përket Manchester Cityt dhe Kosovës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top