You are here
Home > Futboll Bota > E habitshme/ Muriqit i mohojnë kalimin e jetës në Turqi, sulmuesi shqiptar i lumtur: Vendosi klubi!

E habitshme/ Muriqit i mohojnë kalimin e jetës në Turqi, sulmuesi shqiptar i lumtur: Vendosi klubi!

Vedat Muriqi në këtë sezon ka qënë një sulmues rezultativ si me përfaqësuesen e Kosovës ashtu edhe me klubin e tij aktual të Rizesportit, që është pjesë e kampionatit turk. Këtë vit, 24 vjeçari i ka treguar të gjithëve potencialin e tij, ndërsa kjo gjë nuk do të kalonte lehtë pa u vënë re edhe nga klubet më të mëdha në Turqi.

Pak ditë më parë në mediat turke u përfol për një interesim të gjigandëve të Gallatasarait për të marrë shërbimet e sulmuesit dardanas. Kjo skuadër gjithashtu ishte konkrete në dëshirën e saj për Vedatin, kjo e pohuar edhe nga vetë protagonisti në fjalë. Ndonëse ishte një ofertë e mirë edhe për vetë lojtarin, skuadra e Rizesporit e ka refuzuar për arsye se të paktën deri në fund të sezonin dëshirojnë që  Muriqi të jetë pjesë e tyre.

Në një intervistë për mediat turke të sulmuesit dardanas, ai pranoi se skuadra e Gallatasarait kishte insistuar për të marrë shërbimet e tij që në këtë merkato. Muriqi gjithashtu theksoi faktin se skuadra e tij aktuale e pengoi kalimin e tij tek gjigandët turk të Gallatasarait, e në mënyrë të habitshme duke u shprehur i lumtur për ekipin ku ndodhet, pa asnjë hatërmbetje, megjithëse i mohuan kalimin e karrierës.

“Gallatasarai më bëri ofertë dhe më kërkoi në merkato, por dëshira e klubit tim ishte të mos vazhdohej më tej me tratativat. Megjithatë jam i lumtur dhe dua të ngre ekipin aktual atje ku i takon”, u shpreh Vedat Muriqi për mediat turke. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top