You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Supriza të mëdha në listën e Kombëtares, vjen Kumbulla dhe ikën Telushi me Trashin

E fundit/ Supriza të mëdha në listën e Kombëtares, vjen Kumbulla dhe ikën Telushi me Trashin

Lista e Shqipërisë do të publikohet dhe zyrtarizohet në orën 11:00 ditën e nesërme nga ana e trajnerit Reja, që do të argumentojë në “Tropikal” zgjedhjet e bëra. Teksa na ndajnë edhe pak orë, mediat zbulojnë disa surpriza të mëdha.

“Televizioni Klan” raporton se Lorenc Trashi dhe Bruno Telushi do të qëndrojnë në Shqipëri, për të mos udhëtuar me Kombëtaren në Islandë. Ata nuk do të jenë pjesë e listës përfundimtare të lojtarëve, që do të grumbullohen për dy takimet e rradhës.

Gjithashtu konfirmohet edhe mungesa e Thomas Strakoshës, që nuk ia ka dalë të jetë gati pas dëmtimit të pësuar. Një ndryshim nga herët e fundit, është afrimi i mbrojtësit të Veronës, Marash Kumbulla. Ky i fundit është grumbulluar edhe në ekipin e parë të italianëve, që luajnë finalen e “Play Off” për të mbërritur në Seria A. Ndërsa risia e fundit e Panuçit, mesfushori Kristi Qose, do të gjendet sërish në listën e Rejas. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top