
Shqipëria është duke zhvilluar stërvitjen e parë, sa i përket takimeve që do të luajë në qershor ndaj Islandës dhe Moldavisë. Trajneri Reja ka thirrur disa prej lojtarëve që ishin të gatshëm, për t’i parë në Tropikal.
Gjithsesi grupi i plotë i futbollistëve shqiptarë do të stërvitet në Frankfurt të Gjermanisë pas disa ditësh. “Supersport” raporton se trajneri italian e ka nisur me një fjalim prej 5 minutash me futbollistët. Atmosfera është më ndryshe nga ajo që kemi parë me trajnerin Panuçi.
Mediat kanë qënë më të lirshme për të parë më nga afër stërvitjen. Madje do të ishte Reja që do të afrohej për t’u takuar dhe biseduar me gazetarët, që ishim mësuar me një ambient më të ftohtë, në kohën që drejtoheshim nga Panuçi. “Merrni kohë, vetëm bëjini sa më mirë ushtrimet”, ishin fjalët që dëgjoheshin nga tekniku i kuqezinjve, teksa lojtarët po stërviteshin normalisht. /Shqiperia.ch/