You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E fundit/ Reja thërret për herë të parë Telushin te Shqipëria, mesfusha tani ka vetëm muskuj

E fundit/ Reja thërret për herë të parë Telushin te Shqipëria, mesfusha tani ka vetëm muskuj

Shqipëria do të luajë dy takime në muajin qershor për kualifikueset e Europianit, ndërsa mbetemi ende në pritje të listës së lojtarëve të grumbulluar nga Reja. “Supersport” ka raportuar së fundmi se ka mbërritur ftesa te Partizani sa i përket Bruno Telushit.

Mesfushori i kampionëve të Shqipërisë do të stërvitet me Kombëtaren, duke luajtur shanset e tij për të qënë në fushën e lojës me fanellën e kuqezinjve. Gjithashtu nga Partizani pritet të jetë sërish edhe Lorenc Trashi. Reja e kërkon mesfushën vetëm me muskuj, pasi Telushi njihet për lojën e fortë. Duke i bashkangjitur edhe lojtarët si Taulant Xhaka apo Keidi Bare, çdo kundërshtar do e ketë të vështirë të kalojë në gjysmëfushën tonë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top