You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Migjen Basha në konferencë: Mos harroni! Jemi në Kombëtare këtu, jo në klube

E fundit/ Migjen Basha në konferencë: Mos harroni! Jemi në Kombëtare këtu, jo në klube

Shqipëria do të luajë përballë Islandës dhe Moldavisë në dy takimet e kualifikueset e Europianit. Në konferencën për shtyp ishte i pranishëm edhe Migjen Basha, që ka folur për ndeshjet e rradhës.

Mesfushori i Arisit vendosi theksin në seriozitetin e përgatitjes, duke u shprehur se Kombëtarja ndryshon nga klubi. Gjithashtu lojtari kuqezi ka folur edhe për ndryshimet mes Panuçit dhe Rejës.

“Me trajnerin Reja ndihemi më të lirë. Me Panuçin ishte ndryshe, megjithëse nuk dua ta bëj fajtor. Për momentin po na lë të lirë, por duhet të shohim rezultatet. Panuçi erdhi me rregulla të ashpra dhe ne duhej t’i respektonim.

Aktualisht jemi shumë të lirë, e përsëris edhe njëherë. Nga ana futbollistike nuk jemi përgatitur shumë, jemi marrë vetëm në aspektin fizik. Kur të vijnë edhe lojtarët e tjerë,  aty do të flitet për pjesën taktike.

Ne jemi profesionistë dhe nuk e marrim lehtë askënd. Mos ta harrojmë që jemi në Kombëtare dhe jo në klube. Këto takime janë shumë të vështira, sepse duhet patjetër rezultati. Mesa kemi kuptuar ka humbur edhe entuziazmi sa i përket rezultateve”, ka thënë Basha. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top