
Kombëtarja shqiptare po vazhdon ditën e tretë të stërvitjes, për dy ndeshjet e rradhës të kualifikueseve të Europianit. Trajneri Reja ka grumbulluar një pjesë të lojtarëve që do të jenë të gatshëm për këto ndeshje, pa harruar edhe ata që janë pjesë e U-21 të Bushit.
Nga raportimi i fundit që ka bërë ‘Supersport’ nga “Tropikali’, është theksuar fakti se trajneri italian po e zgjat stërvitjen në 100 minuta. Kaq ka vazhduar gjatë ditës së djeshme, ku ka pasur edhe lojë brenda grupi, ndërsa po aq pritet të jetë edhe stërvitja e sotme që ka nisur në 17:00.
Mesa duket kjo është ajo që konsiderohet si “nxehmje” për Rejan, që grupin e plotë të futbollistëve do e ketë në Frakfurt të Gjermanisë, atje ku do të përgatiten skemat për Islandën. Gjithsesi ambienti kuqezi është parë pozitiv, mes buzëqeshjes dhe humorit brenda Kombëtares. /Shqiperia.ch/