You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Mavraj: Nuk bënte diferencën Cana, më bëri çudi kur isha në darkën e Kombëtares

E fundit/ Mavraj: Nuk bënte diferencën Cana, më bëri çudi kur isha në darkën e Kombëtares

Shqipëria do të ndeshet përballë Islandës dhe Moldavisë, në takimet e qershorit që janë të vlefshme për kualifikueset e Europianit. Në ditën e sotme, ka qënë në konferencë për shtyp për të folur përpara këtyre përballjeve, edhe Mërgim Mavraj.

Mbrojtësi i cili ra në ligën e tretë të Gjermanisë, kërkon të harrojë gjithçka sa i përket ekipit, për të marrë emocione të bukura me Kombëtaren.

“Ka ndryshime të rëndësishme dhe më duhet pak më shumë kohë për ta analizuar të gjithën këtë. Gjëja e parë që më bëri përshtypje, ishte grupi i madh. Hyra në darkën e ekipit dhe vendi im nuk ishte bosh. Kjo ishte çudia e parë. Për momentin nuk e kemi ende përqëndrimin e Islandës, por me stërvitjen në Frankfurt, do të ndryshojë diçka.

Trajneri Reja duket si babai jonë, është i buzëqeshur dhe na rri shumë afër. Ka pasur shumë ndryshime mes kampionatit grek dhe gjerman, prandaj nuk arrita të përshtatesha dot. Do të jem gjithmonë i motivuar, pavarësisht se kush do të luajë.

Me “Nations League” janë zhgënjyer që të gjithë, nga ne, presidenti dhe tifozët. Ka pasur shumë ndryshime dhe pyetje që janë ngritur mes nesh. Tani duhet të jemi më të bashkuar si grup. Mundësitë dhe cilësitë i kemi për t’i hapur probleme kundërshtarëve dhe të lëmë të kaluarën.

Lorik Cana atëherë edhe unë tani nuk e bëjmë asnjëherë diferencën, thjeshtë në atë kohë kemi qënë të gjithë luftëtarë. Të gjitha ekipet e suksesshme kanë 11 liderë, nuk është vetëm një”, ka thënë Mavraj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top