You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Maratonomaku i Kombëtares: Duhet të kemi zemrën dhe të vrapojmë në fushë

E fundit/ Maratonomaku i Kombëtares: Duhet të kemi zemrën dhe të vrapojmë në fushë

Shqipëria do të luajë dy ndeshje të rëndësishme për kualifikueset e Europianit, teksa do të përballet ndaj Islandës dhe Moldavisë. I pranishëm në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme, ishte edhe Amir Abrashi.

Maratonomaku i kuqezinjve njihet si futbollisti i palodhur, që vrapon pafundësisht në fushën e lojës. Kjo është edhe këshilla e tij për Kombëtaren: “Të luhet me zemër dhe të përshkruhet e gjitha fusha nga lojtarët”.

“Me Frajburgun kemi bërë ndeshje të mira, por pata kohë edhe të pushoja. Rezultatet me Kombëtaren mund të ishin më mirë, por kjo i përket së shkuarës. Tani duhet të shohim për një rezultat pozitiv me Rejën kundër Islandës. E rëndësishme është që të jemi afër njëri-tjetrit dhe të bashkuar, të kemi zemrën si ekip dhe për të vrapuar. Trajneri e vendos nëse do të jem titullar apo jo, por unë jam gati të jap maksimumin”, u shpreh Abrashi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top