You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Lojtarët shqiptarë për histori: Krasniqi i plotëson kriteret, do të luajë për Malajzinë

E fundit/ Lojtarët shqiptarë për histori: Krasniqi i plotëson kriteret, do të luajë për Malajzinë

Futbollistët shqiptarë janë për t’u shënuar në histori, pasi jemi të vetmit që mbajmë shumë Kombëtare në botën mbarë me lojtarë. Por rasti i fundit i vendos vulën kësaj çështje, pasi Liridon Krasniqi do të përfaqësoj Malajzinë.

Më parë ka luajtur për Shqipërinë U-21, por duke parë hapësirat e pakëta, vetë sulmuesi ka sakrifikuar duke ndjenjur për 5 vite në kampionatin e Malajzisë, që të kishte të drejtën e përfaqësimit. Së fundmi janë vetë përfaqësuesit e Federatës së atij shteti, të cilët shprehen se lojtari shqiptar është drejt mbylljes së procesit, për të pasur të drejtën e të luajturit për Malajzinë në fushë. “Tashmë jemi duke e përmbyllur dokumentacionin dhe Liridoni i plotëson kriteret që kërkohen për ndërrimin e zgjedhjes. E vetmja gjë shqetësuese është dëmtimi i fundit që lojtari ka marrë”, shprehen përfaqësuesit e Federatës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top