
Elseid Hysaj ka qënë i pranishëm në konferencën për shtyp në “Tropikal”, ku ka folur për ndeshjen e kaluar dhe Moldavinë. Kapiteni i Shqipërisë ka thënë se Shqipëria tani duhet të punojë për të ardhmen, duke parë mundësitë e pakëta për kualifikimin në Europian.
“Duhet të luftojmë për rritjen e ekipit tonë, për Kombëtaren. Të krijojmë një identitet të ri dhe të punojmë për kohën e ardhshme. Ne morëm një personalitet të ri dhe kjo ishte ajo që na mungonte. As vetë unë nuk e prisja që të luaja aq mirë me skemën e re ndaj Islandës.
Nëse do të ishim treguar pak më konkret, do të fitonim. Aksionet u krijuan dhe vetëm goli mungoi. Ne luajmë për kombin tonë dhe i duam tifozët që të na japin zemër. Besoj se do të fillojnë të vijnë, pasi po e tregojmë që e kemi marrë veten dhe po rritemi”, ka thënë Hysaj. /Shqiperia.ch/