You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Kapiteni Hysaj flet në konferencë: Mos ta nënvlerësojmë Islandën, Reja na bëri më të fortë

E fundit/ Kapiteni Hysaj flet në konferencë: Mos ta nënvlerësojmë Islandën, Reja na bëri më të fortë

Shqipëria do të ndeshet me Islandën, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Një takim me rëndësi të lartë kjo për kuqezinjtë, pasi luajnë shanset e tyre për të përsëritur ëndrrën e madhe.

Në prag të kësaj transferte, gjatë ditës së sotme është programuar edhe konferenca e fundit përpara kësaj përballje, atje ku do të gjendet për të folur kapiteni Hysaj dhe trajneri Reja. Më poshtë mund të ndiqni edhe fjalët e thëna nga lojtari i Napolit:

“Jemi të gjithë gati sepse e kemi pasur kohën të mjaftueshme. Unë ndihem më mirë në krahë me skemën 3-5-2, gjithsesi e vendos trajneri. Napoli? Le të shohim njëherë Kombëtaren, pastaj pushimet.

Islanda ka bërë kompeticion shumë të mirë dhe ka futbollistë të fortë. Nuk duhet ta nënvlerësojmë kurrë, kemi humbur përballë tyre. Duhet të jemi të kujdesshëm në disa lëvizje. Trajneri na ka treguar taktikën dhe do të bëjmë mirë në fushë. Kemi marrë kurajo dhe i ka dhënë entuziazëm. Reja na ka bërë të besojmë se jemi lojtarë më të fortë sesa kemi qënë”, ka thënë Hysaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top