You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Kaçe i jep lamtumirën Panathinaikosit, shkon te skuadra që u shpall kampion në Greqi

E fundit/ Kaçe i jep lamtumirën Panathinaikosit, shkon te skuadra që u shpall kampion në Greqi

Ergys Kaçe i ka dhënë lamtumirën përfundimisht skuadrës së Panathinaikosit. Gjatë këtij sezoni mesfushori kuqezi dha shumë sinjale për një rikthim në kulmin e tij, me realizimet dhe asistet që e bën protagonist në disa takime.

Por ekipi grek vendosi që të mos e blinte kartonin nga PAOK. Futbollisti i Shqipërisë ka dhënë një mesazh lamtumire për klubin e Panathinaikosit, duke i falenderuar për mundësinë e dhënë. Gjithashtu ka shkuar në stërvitje për të bërë një fotografi me gjithë stafin e ish-skuadrës së tij, në shenjë mirënjohje për besimin që i treguan. “Dua të falenderoj të gjithë shokët e ekipit tim dhe trajnerin që kam punuar gjatë këtyre muajve. Një falenderim i madh për Panathinaikosin që më ndihmoi nga dita e parë. I uroj suksese klubit për të ardhmen”, shkruan Kaçe.

Fillimisht mesfushori shqiptar do të rikthehet te PAOK, ekipi që fitoi gjithçka në Greqi gjatë këtij sezoni, për ta nisur që nga kampionati e deri te Kupa. Por pritet të shihet nëse ky do të jetë destinacioni i fundit i Kaçes, apo do të kemi një tjetër largim në merkaton e verës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top