
Pak kohë më parë është publikuar lajmi se Donis Avdijaj do të rikthehet te Sturmi në Austri, atje ku ka luajtur edhe më parë. Arsyeja e largimit ishte një video në Youtube, ku sulmuesi shqiptar shfrenonte fantazinë pas pyetjes së bërë nga gazetari, sesi do të vepronte nëse do të kishte shumë para në dorë.
Tifozët nuk i pritën aspak mirë fjalët e Avdijaj, ndërsa ashtu siç ndodh gjithmonë ky futbollist largohet për shkak të disiplinës së thyer dhe jo të aftësive të munguara. “Spox” raporton së fundmi se Avdijaj nuk do të rikthehet më te e njëjta skuadër. Lojtari ka qënë i pranishëm në këtë qytet për disa arsye personale që nuk lidhen me një transferim të mundshëm, që nuk po mendohet as nga drejtuesit e skuadrës austriake. /Shqiperia.ch/