You are here
Home > Kombëtarja > E FUNDIT/ Grezda shkon në hotelin e Kombëtares, mbërrijnë edhe tifozët e parë shqiptarë

E FUNDIT/ Grezda shkon në hotelin e Kombëtares, mbërrijnë edhe tifozët e parë shqiptarë

Shqipëria është duke u përgatitur për ndeshjen e dytë të saj në Ligën e Kombeve, atë që do të zhvillojë në transfertë ndaj Skocisë.

Rreth orës 19:00 të ditës së sotme, Kombëtarja ka mbërritur në Skoci, në një udhëtim që zgjati përreth 3 orë e 30 minuta. Menjëherë futbollistët që drejtohen nga Panuçi, zbritën për të parë fushën në të cilën do të luajnë në mbrëmjen e nesërme, duke kryer edhe një stërvitje të lehtë.

Më pas lojtarët kanë ngrënë darkën, për t’u shpërndarë më pas në dhomat e tyre. Pavarësisht se nuk do të jetë i gatshëm për ditën e nesërme, Eros Grezda nuk ka humbur kohë për të shkuar në hotelin ku akomodohet Shqipëria.

Mesfushori që luan me Rangers, ka ndenjur atje për një orë, duke u larguar më pas nga hoteli. Ajo që vlen për t’u theksuar në Skoci, janë temperaturat e ulta që u ndien lehtësisht nga futbollistët e Kombëtares.

Gjithashtu në këtë transfertë, kanë mbërritur edhe tifozët e parë shqiptarë. Rreth 50 tifozë të Shqipërisë kanë mbërritur nga Londra, ndërsa numri i tyre do të shtohet në ditën e nesërme. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top