You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Cikalleshi flet në konferencë edhe për mallkimin: Kam bërë shumë shtylla

E fundit/ Cikalleshi flet në konferencë edhe për mallkimin: Kam bërë shumë shtylla

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë përballë Islandës, në transfertën e rradhës për kualifikueset e Europianit. Futbollistët e drejtuar nga Reja, kërkojnë që t’i marrin maksimumin këtij takimi, për të vazhduar shpresat e një kualifikimi të mundshëm.

Në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme, ishte edhe sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi. “Gjithmonë më ka mbërritur ftesa edhe nga Panuçi, por kam qënë i dëmtuar. Ky është një kapitull i ri. Me rëndësi është që të kemi një harmoni në grup, pavarësisht se kush luan. Kam shënuar dy gola dhe bërë shumë shtylla, por nuk kam qënë i pakënaqur, përsa kohë kemi rezultatin. Objektivi mbetet rezultati, jo golashënuesi”, ka thënë Cikalleshi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top