
Në prag të ndeshjes së Islandës dhe Shqipërisë, kur ka mbetur edhe pak nga nisja e takimit, ka folur për “Supersport” edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Duke u shprehur rreth situatës në grupin tonë, Duka ka vendosur theksin në ulje-ngritjet e Kombëtareve, që do t’i shoqërojnë gjatë ndeshjeve në vijim.
Sa i përket trajnerit Reja, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka thënë se mosha nuk është tregues, pasi ndonjëherë ka edhe të rinjë të cilët nuk mund të bëjnë asgjë.
“Gëzohem me fitoren, por nuk mërzitem edhe as me barazimin. Nuk besoj se do të ketë tre pikësha gjithmonë në këtë grup. Të gjitha Kombëtaret do të kenë uljet e tyre, madje edhe vetë Franca. Megjithatë nuk është Franca objektivi ynë tani. Reja? Nuk ka rëndësi mosha, por forma. Sepse mund të jesh i ri dhe mund të mos bësh asgjë. Duhet të jemi në garë deri në fund të kualifikueseve për të qënë në vendin e dytë”, ka thënë Duka. /Shqiperia.ch/