
Dinamo e Zagrebit mund të ketë më shumë shqiptarë në prejardhjen e saj, sa i përket sezonit të ri. Klubi kroat është vënë në ndjekje të mbrojtësit të Shqipërisë, Ivan Balliut, që ka shkëlqyer me Metzin. Flitet për lojtarin e vetëm të kuqezinjve tanë, që ka dalë nga akademia e Barcelonës.
“Sportske Jutarnji” shkruan se kampioni i Kroacisë kërkon të përfitojë edhe nga kontrata e Balliut, që i mbaron në fundin e sezonit me Metzin. Por mbetet të shihet vendimi i këtij lojtari, nëse e dëshiron një lëvizje të tillë. Kjo pasi në sezonin e ardhshëm mbrojtësi kuqezi do të luajë në “Ligue 1”, pasi e ka siguruar një biletë në elitën e futbollit francez me Metzin. /Shqiperia.ch/