
VAR-i është gati të aplikohet edhe në Shqipëri për herë të parë, pas një historie suksesi në Europë. Ky sistem ka pasur edhe shumë kontradita të ndryshme nga personalitete të sportit, por nga ana tjetër shuan të gjitha dyshimet dhe bën që klubet të marrin gjithmonë atë që meritojnë në fushën e lojës.
Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, kjo teknologji do të aplikohet në vendin tonë në 2021. Sigurisht, bëhet fjalë vetëm për stadiumet më moderne që janë në vendin tonë. Për ta nisur që nga ndërtimi i “Arenës Kombëtare” në Tiranë, apo edhe në Shkodër e Elbasan, atje ku Shqipëria ka zhvilluar ndeshjet e saj dhe kushtet janë shumë premtuese për aplikimin e VAR-it. /Shqiperia.ch/