You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ Grekët për shitjen e Mihajt: Zhvillime të menjëhershme, nuk është Benfika

E bujshme/ Grekët për shitjen e Mihajt: Zhvillime të menjëhershme, nuk është Benfika

Enea Mihaj do të largohet në merkaton e verës drejt një skuadre më të fortë nga e cila ndodhet aktualisht, Panetolikosi. Me ekipin grek, ky futbollist ka zhvilluar paraqitje shumë të mira në kampionat.

Në kohët e fundit u përfol edhe një për interesim real të Benfikës, por që nuk ka shkuar më tej. Së fundmi janë mediat greke të cilat raportojnë për zhvillime të menjëhershme sa i përket shitjes së Mihajt, megjithëse nxjerrin ekipin e njohur portugez nga gara.

“Ka shumë gjasa që të ketë zhvillime të menjëhershme rreth Mihajt, që aktualisht ndodhet i grumbulluar te Kombëtarja. Sipas informacionit tonë, dy grupe po lëvizin për të blerë këtë mbrojtës. Në të vërtetë, mund të konfirmojmë se asnjëra prej tyre nuk është Benfika”, shkruajnë në mediat fqinje. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top