
Shkëlzen Gashi është prej muajsh në kërkim të një skuadre të re, pasi e mbylli marrëveshjen me Kolorado Rapids. Në merkaton e verës nuk kemi dëgjuar shumë zëra për transferimin e sulmuesit shqiptar, përveç një piste të vetme.
Pikërisht Grashopërsi, skuadra që ra me turpërim nga elita e Zvicrës, ishte ekipi i vetëm deri tani që kërkoi shërbimet e Gashit. Madje do të ishte afrimi i ri, mesfushori serb, Veroljub Salatic, njeriu që do e ftonte hapur në këtë aventurë të re.
Pavarësisht dëshirës së këtij të fundit, do të ishte pikërisht Salatic arsyeja që do të mbyllte edhe derën e transferimit. Sipas asaj që raporton “Blick”, tashmë Gashi është shumë i shtrenjtë për skuadrës e Grashopërsit. Pas afrimit të madh të Salatic, skuadra zvicerane nuk ka më para në arkat e saj për të mbyllur marrëveshjen me Gashin, duke e rrëzuar përfundimisht këtë pistë. /Shqiperia.ch/