
Nëse për Mërgim Mavrajn aventura nuk shkoi siç quhet që në fillim te Arisi, gjithçka ndryshon nëse duhet të flasim për Migjen Bashën. Ky i fundit është preferuar gjithmonë te klubi grek, pasi zotëron eksperiencën dhe aftësitë e duhura për të bërë diferencën në fushën e lojës.
Megjithatë, një ngjarje e papritur do të ndryshonte gjithë situatën edhe për Bashën. Ky i fundit do të bënte një ndërhyje horror nga mbrojtësit serb, Maksimoviç, në përballjen mes Panionosit dhe Arisit.
Vetëm 10 minuta loje dhe mesfushori shqiptar do të dilte me karton të kuq. Më pas mllëfi i grekëve do të ishte i madh, aqsa mjafton të shohim ndeshjet pasardhëse për të kuptuar leksionin e dhënë. Në 8 ndeshjet e fundit, pas asaj përballje me Panionosin, Basha është aktivizuar vetëm në 3 takime, madje edhe këto jo gjithmonë duke i luajtur me minuta të plota. /Shqiperia.ch/