
Bersant Celina është vlerësuar nga klubi i Swanseat, për golin më të bukur të këtij sezoni. Më saktësisht flitet për atë realizim që futbollisti i Kosovës bëri ndaj Manchester Cityt në Kupë, duke finalizuar një aksion fantastik.
Më parë sulmuesi shqiptar ka qënë pjesë e gjigandëve anglez, por u largua nga trajneri Guardiola për shkak të mungesës së hapësirave. Në kushte të tilla, Celina vendosi të ndryshonte skuadër, duke mos pranuar të jetë thjeshtë një lojtar më shumë në rradhët e qytetarëve.
Kjo zgjedhje rezultoi si më e mira pasi me këtë skuadër ky futbollist është duke shkëlqyer dhe marrë gjithë vlerësimet e sportdashësve. Pikërisht në momentin kur Celina duhet t’i tregonte Guardiolas sesa kishte gabuar me të, e shfrytëzoi momentin madje edhe duke shënuar golin më të bukur të sezonit. /Shqiperia.ch/
What a goal this was by @SwansOfficial and Bersant #Celina, one to remember for years to come.
⚔️#Dardanianpic.twitter.com/YZjD2nsf9w
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty) April 28, 2019