You are here
Home > Futboll Bota > Dyfytyrësia e italianëve është për të qeshur, nga cigan e dërgojnë serbin mes legjendave

Dyfytyrësia e italianëve është për të qeshur, nga cigan e dërgojnë serbin mes legjendave

Italia ndoshta nuk është ambienti më i mirë për një futbollist për t’u rritur, pavarësisht se Seria A ka qenë gjithmonë mes elitave të futbollit europian.

Sa shumë raste për të dëshmuar luhatjen e madhe të vlerësimeve në ambientin sportiv italian. Nëse arrin të bësh paraqitje të mira, të dërgojnë shpeshherë mes legjendave. Në të kundërt, mund të përfundosh edhe si cigan.

Kështu ndodhi me Milinkoviç-Saviç, pas atyre paraqitjeve zhgënjyese të bëra në këtë sezon. Tifozat e Lacios do të shpërthenin, aqsa e quajtën futbollistin serb si një lojtar që nuk kishte atdhe. Mjaftojnë dy gola të realizuara së fundmi dhe e gjithë historia do të harrohet. Tashmë te Lacio shpejtojnë për të futur këtë lojtar mes legjendave, duke theksuar faktin se është mes 70 lojtarëve ne në shumë paraqitje në historinë e Lacios. Një luahtje të tillë humori, veçanërisht te Lacio, e ka përjetuar edhe Thomas Strakosha me tifozët e kësaj skuadre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top