You are here
Home > Kombëtarja > Do të fitojmë? Po ose…po! Bare çon peshë tifozët: E di, trajneri më hoqi se nuk luhet me një më pak

Do të fitojmë? Po ose…po! Bare çon peshë tifozët: E di, trajneri më hoqi se nuk luhet me një më pak

Malaga gjendet në një krizë rezultatesh në Spanjë, teksa ka hequr dorë përfundimisht nga vendi i dytë që të dërgon menjëherë në “La Liga”. Tashmë shpresat e skuadrës së Keidi Bares janë që të arrijë fazën “Play Off”, për të diskutuar edhe njëherë objektivin e ngjitjes në elitën e Spanjës.

Bare është kthyer në një titullar të padiskutueshëm me trajnerin Sanchez, ndërsa edhe në takimin e fundit, ishte i jashtëzakonshëm. Mesfushori shqiptar u zëvendësua pasi po i shkonte pranë kartoni të kuq dhe për këtë është i ndërgjegjshëm. Ndërsa kur flitet për ndeshjen e rradhës, Bare ngre entuziazmin e tifozëve, me kryefjalën se ajo ndeshje me Oviedon do të fitohet me çdo kusht.

“E vërteta është se ne duam shumë të fitojmë në shtëpi, është shumë e rëndësishme për ne dhe tifozët të marrim tre pikë. Shpresoj se gjërat do të shkojnë mirë, pasi nuk kemi fituar prej kohësh. Do e bëjmë të hënën ndaj Oviedos, me tifozët do të japim 100%.

Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, mbajmë topin, luajmë mirë, por nuk gjejmë dot golin. Nëse nuk shënon, nuk fiton. Ne na mungon vetëm goli, futbolli për atë ekziston. Do të fitojmë ndaj Ovidos, nëse duam të ngjitemi në La Liga. Megjithatë do të jetë e vështirë.

Sa i përket zëvendësimi që më bëri trajneri në ndeshjen e fundit, unë e kuptova arsyen. Ai na sheh nga jashtë dhe i njeh lojtarët e tij. Sigurisht, të luash me një lojtar më pak është akoma më keq dhe trajneri e pa në këtë mënyrë”, ka thënë Bare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top