You are here
Home > Kryefaqja > Dikur te Rabotniçki dhe tani pranë Interit, çfarë hapash ka hedhur djaloshi me origjinë shqiptare

Dikur te Rabotniçki dhe tani pranë Interit, çfarë hapash ka hedhur djaloshi me origjinë shqiptare

Një nga lojtarët e rinj më të spikatur në sezon që lamë pas në kampionatin turk, është edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Eljif Elmas. Ky i fundit është pjesë e një prej gjigandëve turq, siç është skuadra e Fenerbaçes. Këtë vit mesfushori me origjinë shqiptare ka mundur të aktivizohet plot 29 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola.

Kjo gjë nuk mund të kalohej pa u vënë re edhe nga ekipet e tjera europiane, ku sipas të përditshmes turke “Boxer”, ekipi italian i Interit është në tratativa për të marrë shërbimet e Elmasit. Nga krahu tjetër, Fenerbaçe e vlerëson kartonin e tij për shifrën e 11 milionë eurove, gjë kjo që duket e përballueshme nga skuadra zikaltër. Duke parë se Interi ështu në ndërtim të një skuadre të re nën drejtimin e Antonio Kontes.

Kujtojmë faktin se mesfushori 19 vjeçar Elmas, edhe pse është me origjinë shqiprare, është pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ku tek këta të fundit cilësohet si një ndër lojtarët e së ardhmes. Hapa gjigandë të hedhur në pak kohë, teksa vetëm dy vite më parë luante me Rabotniçkin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top