You are here
Home > Kombëtarja > Dërgoi ekipin në finale, Cikalleshi: Tani dua Galatasarain, do të ishte bukur

Dërgoi ekipin në finale, Cikalleshi: Tani dua Galatasarain, do të ishte bukur

Sokol Cikalleshi arriti të shënonte golin e vetëm të takimit, në gjysmëfinalen e Kupës mes Akhisasporit dhe Umranieysporit. Sulmuesi shqiptar nuk do të gabonte i vetëm përballë portierit, ndërsa Kupën e ka gjithmonë fat, për të gjetur rrjetën e kundërshtarit.

Menjëherë pas golit të shënuar, Cikalleshi është prononcuar për mediat turke, atje ku shpallur edhe preferencat e tij për finalen. “Ne jemi duke kaluar kohëra të vështira në kampionat, por jam i lumtur për fitoren e sotme. Tashmë kemi një ndeshje shumë të rëndësishme në kampionat me Bursasporin që duhet fituar. Ndërsa sa i përket finales së Kupës, unë dua Galatasarain përballë sepse do të ishte bukur”, u shpreh Cikalleshi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top