You are here
Home > Kombëtarja > Debutimi i pazakontë i portierit shqiptar te City, luan si një tifoz dhe bën gabim trashanik

Debutimi i pazakontë i portierit shqiptar te City, luan si një tifoz dhe bën gabim trashanik

Një moment shumë i rëndësishëm për karrierën e tij, por edhe për tifozët shqiptarë, Muriqi e nisi nga minuta e parë takimin me Mançester Sitin.

Portieri shqiptar bëri debutimin me ekipin që drejtohet nga Guardiola, duke luajtur nga minuta e parë në ndeshjen e Kupës ndaj Oksfordit. Takimi përfundoi me rezultatin 0-3, ndërsa duke parë 90 minutat e plota, ky debutim i Muriqit, mund të quhet në tërësi si i pazakontë.

Oksfordi nuk shkoi asnjëherë të vetme në portën kundërshtare, për të goditur dhe rrezikuar sadopak portën e mbrojtur nga Muriqi. Praktikisht, gardiani shqiptar gjendej vetëm në listë, me pretendimin se ishte titullar, pasi në fushë nuk është parë asnjëherë të vetme.

Madje edhe në momentin kur ai doli si protagonist në fushë, ishte për keq. Një rivënie anësore e gjatë nga një prej lojtarëve të Oksfordit, bëri që Muriqi të dilte nga zona e tij në mënyrë të gabuar. Edhe pse tërësisht e panevojshme, nga ana tjetër mund të konsiderohet e kuptueshme ajo gafë e shqiptarit, që mund të rezultonte edhe fatale, sepse rezultati ishte ende në shifrat 0-1.

Muriqi doli huq për të nxehur muskujt e tij dhe duke kërkuar të mbahej mend për një arsye në këtë ndeshje, por duke bërë një gabim trashanik. Ia hedh paq, sepse përballë tij ka kundërshtarë modest që nuk shfrytëzojnë as rastet e falura. /Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top