
Koha e tij ka perënduar tashmë. Arriti një nga sukseset më historike të kombit tonë dhe më pas u largua. Megjithëse koha ka sjell emra të rinjë, për shqiptarët “Gani Abazi” ka një vend të veçantë në çdo zemër të tyren. Sikundër edhe ai ka për vendin tonë të cilin nuk e harron kurrë por e kujton me nostalgji. Në Itali po kalon një aventurë të re. Jo si trajner por si specialist futbolli. Ndërsa në deklaratën e fundit dhënë për “IL MILANISTA” ndër të tjera ka sjell edhe njëherë në kujtesë kohët e arta në vendin tonë. Për median italiane, De Biazi ka folur për arritjen e tij profesionale me Kombëtaren e Shqipërisë si dhe për mundësinë e aq kërkuar për stoliin e Italisë.
“Përvoja në stolin e Shqipërisë ishte ndër më të rëndësishmet për mua, pse jo më e rëndësishmja në jetën time profesionale. Kemi bërë diçka që në fillim askush nuk mund ta imagjinonte, shkuam në ‘Euro 2016’. Besoj se ka lindur gjithçka nga puna e bërë dhe nga vullneti i lojtarëve. Stoli i Italisë? Kur u zgjodh Ventura, kam qenë shumë afër deri në momentin e fundit për t’u bërë axurr, por gjërat morën rrjedhë tjetër. Ndodhi sepse Federata Shqiptare e Futbollit nuk donte të më lironte, por edhe sepse Ventura ishte zgjedhur. Isha shumë pranë. Tani dua të gjej një mundësi që të më pëlqejë. Kam refuzuar disa oferta që më kanë ardhur, mes tyre edhe kombëtaren e Armenisë”, – ka thënë De Biasi./Shqiperia.ch/