
Një humbje që duket si një kapitullim ishte ajo e ekipit të sulmuesit shqiptar në Turqi, Sokol Cikalleshi. Akhisaspori ka humbur me rezultatin 1-2 në shtëpi ndaj Antalyasporit, duke ulur ndjeshëm shanset e mbijetesës.
Në golin e parë të realizuar, asisti i është quajtur Sokol Cikalleshit, megjithëse futbollisti kuqezi ka pasur pak kontakt me topin në atë realizim të Akhisasporit. Ndërkohë kjo skuadër ndodhet në vendin e fundit të elitës turke dhe vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë deri në mbylljen e kampionatit. /Shqiperia.ch/