
Ndër të tjera, edhe ditën e djeshme janë luajtur disa sfida që kanë mbyllur javën respektive në kampionatet e ndryshme europiane, ku këtë herë do të ndalemi pikërisht në Norvegji. Aty ku është kthyer sërisht Herolind Shala, teksa arriti tê finalizonte në ndeshjen mes Branit dhe Valerengës, përballje kjo e mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1.
Ndonëse ekipi ku aktivizohet mesfushori shqiptar e nisi sfidën në disfatë, ishte Shala ai që arriti në minutën e 38 të barazonte çdo gjë. Me këtë finalizim lojtari dardanas shkon në kuotën e 3 golave, pasi edhe në përballjen e javës së shkuar, Herolindi gjithashtu ishte autor i dy golve për skuadrën e tij. Kujtojmë që Shala u transferua tek skuara e Valerengës në muajin shkurt të këtij viti dhe ka mundur të zhvillojë 5 ndeshje në kampionatin norvegjez.
Ndonëse në pjesën më të madhe të Europës kampionatet e ndryshme janë drejt fundit, në gadishullin skandinav është e kundërta, pasi ka vetëm 5 javë që ka filluar. Me këtë start të Herolindit me ekipin e tij të ri të Valerengës, nuk do të jetë çudi në qoftë se ai bëhet lideri i këtij ekipi. Duket se 27 vjeçari e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij të re dhe shumë shpejt po fiton dashurinë e të gjithve tek kjo skuadër./Shqiperia.ch/