You are here
Home > Kombëtarja > Çfarë fati! Strakosha flirton me autogolin e karrierës, lojtarët e Sampdoria nuk i besojnë syve

Çfarë fati! Strakosha flirton me autogolin e karrierës, lojtarët e Sampdoria nuk i besojnë syve

Sampdoria është përballur me Lacion këtë herë në kampionatin italian, në një ndeshje që ashtu siç edhe pritej nuk do të ishte aq e lehtë. Miqëtë kaluan fillimisht në dy gola avantazh, por megjithëse luajti edhe me një lojtar më shumë për pjesën më të madhe të ndeshjes, Sampdoria nuk rezultoi një kundërshtar i lehtë.

Fillimisht ishte Kuajarela që ngushtoi diferencat e ndeshjes, ndërsa i vetëm përballë portierit shqiptar, nuk kishte sesi të gabonte. Por fati do të ishte në anën e shqiptarit disa minuta më vonë, teksa super gjuajtja e Muru, do të përfundonte në shtyllë dhe në kokën e Strakoshës.

Fatmirësisht për gardianin kuqezi topi doli jashtë dhe nuk hyri në rrjetë, në një realizim që do të mbahej mend gjatë në karrierën e shqiptarit. Të gjithë lojtarët e Sampdoriat kanë vendosur duart në kokë, por loja duhej të vazhdonte. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top