
Liverpuli dhe Totenhemi do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e “Champions League”. Një sfidë e madhe kjo për tifozët dhe dashamirësit e futbollit, por në veçanti edhe për shqiptarët, që shohin Shaqirin si një nga protagonistët që mund të jetë në këtë takim.
Endri Çekiçi, ylli i ri shqiptar që po shndërrin me Ljubjanën, u ka folur pak sllovenëve edhe në lidhje me këtë temë. Sulmuesi shqiptar është shprehur se Shaqiri mbetet shqiptar, pavarësisht zgjedhjes për të mbrojtur ngjyrat e Zvicrës.
“Ne jemi shumë të lumtur për Shaqriin në Shqipëri dhe nuk na shqetëson sepse luan për Kombëtaren e Zvicrës. Për ne mbetet shqiptar dhe jemi për të mbështetur njëri-tjetrin, megjithëse nuk e njoh personalisht”, ka thënë Çekiçi. / Shqiperia.ch/