
Një gafë të madhe bëri prestigjozja britanike “The Sun”, përpara ndeshjes që Chelsea zhvilloi ndaj Slavias së Pragës. Në formacionin e mundshëm të ekipit çek, gjendej emri i Gjimshitit si mbrojtës i majtë, ndërsa realisht duhej të ishte Vladimir Kufal.
Sigurisht që këtë gabim nuk e kanë pritur aspak mirë mediat çeke, që kanë reaguar ndaj gafës së “The Sun”. Madje historia vazhdon edhe më tej, pasi e njëjta media gaboi edhe me emrin e golashënuesit të parë të Slavias së Pragës në atë humbje me rezultatin 4-3 në Londër ndaj Chelseat, Tomas Soucek.
Takimi shkoi në mënyrë deri diku dramatike, pasi teksa londinezët po kryesonin me rezultatin 4-1, miqtë arritën të shënonin dy gola brenda pak minutash, duke i befasuar të gjithë tifozët e pranishëm. Nisur nga të gjitha këto episode të ndodhura, me rastin e Gjimshitit dhe golashënuesit Soucek, “Sportrevueisportblesk.cz” shprehet: “Tani “The Sun” nuk do t’i harrojë më lehtë çekët”. /Shqiperia.ch/